Ditë me diell dhe e nxehtë, sa do të shënojë termometri këtë të enjte

16 July 2026, 08:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ditën e enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me temperatura që do të shkojnë deri në 39 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Ditë me diell dhe e nxehtë, sa do të shënojë termometriDitë me diell dhe e nxehtë, sa do të shënojë termometri

Po ndodh...

ide