Botërori 2026/ Angli-Argjentinë, gati për spektaklin! Tuchel dhe Scaloni zgjedhin titullarët e gjysmëfinales

15 July 2026, 21:00 / SPORT ALFA PRESS

Një nga sfidat më të mëdha të futbollit botëror është gati të nisë.

Anglia dhe Argjentina përplasen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, me synimin për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 21:00, ndërsa dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare.

Thomas Tuchel ka zgjedhur skemën 4-2-3-1 për Anglinë, me Jordan Pickford në portë dhe Harry Kane në majën e sulmit. Pas tij do të mbështetet nga ylli i Real Madridit, Jude Bellingham.

Në krahun tjetër, Lionel Scaloni ka vendosur një formacion 4-4-2 për kampionët në fuqi.

Lionel Messi do të jetë kapiten dhe lideri i sulmit, së bashku me Julian Alvarez.

Përballja pritet të jetë një duel mes dy filozofive të ndryshme: Anglia kërkon forcën fizike dhe talentin e brezit të ri, ndërsa Argjentina mbështetet te përvoja, organizimi dhe magjia e Lionel Messit.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finale me Spanjën, e cila siguroi kualifikimin pas fitores 2-0 ndaj Francës.

Image

 

Po ndodh...

ide