BLOOMBERG: Kërkesa e Edi Ramës ndaj ‘sulltanit’ turk, dështon të sigurojë Samitin e NATO-s

"Stili i bujshëm i Edi Ramës dështoi të konkretizonte kandidaturën e Shqipërisë për organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm, kur liderët e aleancës u takuan në Ankara.
Në prag të bisedimeve të javës së kaluar, kryeministri shqiptar kishte këmbëngulur fort për të siguruar planet që vendi i tij të mirëpriste liderët e aleancës vitin e ardhshëm"
Kështu shkruan "Bloomberg" në një artikull kushtuar përpjekjeve të kryeministrit, Edi Rama për të siguruar organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s që sipas shkrimit nuk ka dhënë rezultat.
"Bloomberg" shkruan se lutjet e Ramës ndaj presidentit turk, të cilin e përshkruan në titull si “Sulltani turk”, nuk kanë mjaftuar për të bindur aleatët që të konfirmojnë zhvillimin e samitit në Shqipëri.
Rama, raporton "Bloomberg" nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Shqipërisë, kur liderët e aleancës u mblodhën javën e kaluar në Ankara.
Kjo pasi gjatë diskutimeve nuk u arrit një marrëveshje për ta caktuar vendin si mikpritës të samitit.
Sipas "Bloomberg" çështja mbetet ende e hapur, ndërsa brenda NATO-s po shqyrtohen alternativa të ndryshme për vendin dhe kohën e organizimit të takimit.
Pasiguritë lidhen edhe me zhvillimet politike brenda NATO-s dhe me shqetësimet për tensionet që mund të shoqërojnë samitet e ardhshme.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128