Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

15 July 2026, 15:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një operacion i madh antidrogë në Itali çoi në sekuestrimin e një ngarkese të madhe kokaine që po futej në vend me kamion.

Guardia di Finanza njoftoi se kishte kryer sekuestrim masiv të mbi 111 kilogramëve kokainë të ndara në blloqe, si dhe 19,000 euro në para të gatshme.

Në pranga ranë tre persona, dy prej tyre shqiptarë dhe një rumun, që ishin drejtues të mjetit dhe korrierë të mallit. Droga ishte e paketuar mirë dhe e stampuar me logo elefanti.

Duke ndjekur një makinë të dyshimtë nga Ankona në zonat përreth Parmës, policia financiare vuri re një shkëmbim çantash midis makinës dhe një kamioni që ishte ndalur pranë. Droga, që më vonë u zbulua se ishte kokainë, e ndarë në 100 blloqe, u gjet në një fund të rremë në kabinën e kamionit.

Sipas një vlerësimi të Guardia di Finanza, pasi të pritej dhe të hidhej në treg, kokaina do të kishte gjeneruar fitime prej afërsisht 20 milionë eurosh.

Po ndodh...

ide