Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

15 July 2026, 13:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të Mario Përlleshajt, autorit të vrasjes së Martin Canit.

Në dhjetor 2025, ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Po ndodh...

ide