Paralajmërimi i meteorologes: Nga nesër, temperatura "mbytëse" do shkojnë mbi 40 gradë

“Presim që sot të jetë 39 gradë temperatura, nesër 40”. Ky ishte parashikimi i motit nga meteorologia Tanja Porja.
“40 gradë në Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Tirana, Durrësi dhe Fieri pritet që të qëndrojnë te 39 gradët. Më pas, e premtja nis të freskohet gradualisht. Presim që në zona të caktuara, temperatura minimale të jetë 28-29 gradë”, tha Porja për A2.
Sipas meteorologes, “diferenca vetëm 10 gradë mes temperaturës minimale dhe asaj maksimale është mbytëse”.
“Nuk arrin trupi të çlodhet të paktën në një interval prej 1 ore. Temperaturat minimale do të normalizohen vetëm pas ditës së dielë”, theksoi Porja.
“Nga e marta dhe në vijim ulen temperaturat. Nga sot deri të premten presim edhe 41 gradë Celcius. Ndërsa nga e marta maksimalja do të jetë 35-36. Ndërkohë, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit presim një tjetër valë të nxehti në territorin shqiptar”, u shpreh Tanja Porja
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128