Sulmi mbi autobusin shqiptar tmerroi Gjermaninë/ Mediat konfirmojnë: U vodh një shumë e madhe parash droge

15 July 2026, 12:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmi mbi një autobus shqiptar në Gjermani gjatë vitit të kaluar tronditi opinionin publik.

Mbi ngjarjen pati shumë spekulime.

Por tashmë mediat gjermane raportojnë se gjurmët e hetimit të çojnë në Shqipëri.

Sipas këtyre medieve, nga autobusi i udhëtimit është vjedhur një shumë e madhe parash droge.

“Ishte një raportim që tmerroi mijëra pushues: Në zemër të Bavarisë, në autostradën A93 në rrethin e Kelheim, pasagjerët e një autobusi turistik dyshohet se u sulmuan dhe u grabitën. Tani është konfirmuar: Autorët ia mbathën me një shumë të madhe parash, të cilat mund të kenë ardhur nga pazaret e drogës,” shkruan media gjermane Mittelbayerische.

Sipas informacioneve të BILD, tre të dyshuarit e detyruan një autobus të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte nga autostrada në dalje të Aiglsbach (Bavari), duke përdorur sinjale drite si të policisë.

Ata e detyruan mjetin të ndalonte në një parking për udhëtarë.

Më pas, grabitësit zbritën nga makina e tyre dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll në mjet.

Por, sipas policisë, burrat e armatosur kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.

Sipas policisë, askush nuk u plagos gjatë grabitjes.

Po ndodh...

ide