Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

16 July 2026, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi është marrë disa ditë më parë, ndërsa trupa gjykuese ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, duke mos pranuar kërkesën e Bozos për një masë më të butë sigurie.

Regjisori ndodhet në hetim pas aksidentit tragjik të ndodhur më 25 maj pranë shkollës së fshatit Mengël, në Elbasan.

Në atë ngjarje humbi jetën një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë, i cili u përplas për vdekje teksa ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën e vogël në shkollë.

Po ndodh...

ide