Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

16 July 2026, 14:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Janë zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky vendim nga prokuroria e Tiranës u mor pasi sipas saj nevojiten edhe disa veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga ana tjetër avokati i të riut që qëlloi Kalanë, Elvis Shkambit, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, të gjyqtarit të ndjerë.

Pasi sipas tij nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme për të mbështeur këtë propozim.

Kujtojmë se Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit në 6 tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa po mbante procesin gjyqësor për çështje pronësie të familjes Shkambi.

Djali i familjes, Elvis Shkambi e qëlloi gjyqtarin për vdekje. Pasditen e 6 tetorit, autori i ngjarjes u vu në pranga nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku dhe pranoi krimin e bërë.

Po ndodh...

ide