Nën hetim për një lumë akuzash/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

16 July 2026, 15:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe la në fuqi masën masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve” për ish-zyrtaren e lartë.

Balluku pretendoi se për shkak se nuk ushtron më funksione shtetërore, masa e pezullimit nuk kishte efekt dhe për këtë arsye kërkoi shfuqizmin e saj. Por kolegji penal vendosi mospranimin e rekursit.

Ish-zv.kryeministrja po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me tenderat e rrugëve. Ndaj saj është në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Ndërsa maxhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për ta arrestuar ish-ministren.

Balluku është nën hetim për korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat.

Po ndodh...

ide