“Kjo lëvizje nuk negocion, SPAK të hetojë Ramën si koka kriminale e sistemit korruptiv”/ Aktivisti Edison Lika: S’na bëjnë dot pis!

16 July 2026, 20:13 / POLITIKË ALFA PRESS
“Kjo lëvizje nuk negocion, SPAK të hetojë Ramën si

Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit e shumtë janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë nisur edhe fjalimet e para të ditës së 47-të të revoltës qytetare. I pari që ka marrë fjalën ka qenë aktivisti Edison Lika, i cili ka përcjellë një mesazh të prerë dhe të qartë për mbarë opinionin publik dhe veçanërisht për tentativat për të përfaqësuar apo përçarë këtë lëvizje.

Lika theksoi se kjo protestë nuk ka një udhëheqës apo përfaqësi të vetme politike, por përfaqësohet nga çdo qytetar që ndodhet fizikisht në shesh, duke mbyllur çdo shteg për negociata me qeverinë.

Me tone të ashpra, aktivisti u shpreh se kërkesat e qytetarëve janë të panegociueshme dhe se lëvizja nuk do të lejojë askënd që të përfitojë apo ta bëjë atë “pis”.

“Kjo lëvizje as nuk mund të bëhet pis, as të preket nga askush. Ndaj i themi çdokujt që tenton të përfaqësojë këtë lëvizje se nuk do ja dalë dot! Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje janë të gjithë këta që janë në shesh! Kjo lëvizje nuk ka përfaqësi, por prani fizike në shesh! Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd,” deklaroi Lika përpara turmës.

 

Më tej, aktivisti Edison Lika ripërsëriti se kërkesa kryesore absolute që nga dita e parë mbetet rrëzimi i kryeministrit, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë hetimet ndaj kreut të qeverisë si përgjegjësin kryesor të sistemit korruptiv në vend.

“Pika e parë e kësaj proteste është ajo që kemi kërkuar prej ditës së parë dhe është dorëheqja e Ramës! Ne kërkojmë nga SPAK hetimin e Edi Ramës si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar!” përfundoi fjalën e tij aktivisti në mes të brohoritjeve të qytetarëve.

 

Po ndodh...

ide