I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura
Në protestën e 47-të kundër qeverisë, një prej pjesëmarrësve zgjodhi një mënyrë simbolike për të përcjellë mesazhin e tij. I riu u shfaq me një orë në dorë, ku shkruhej: “Edhe sa kohë na duhet të presim?”, duke e cilësuar atë si simbol të premtimeve të pambajtura ndër vite.
Sipas tij, ora përfaqëson pritjen e gjatë të qytetarëve për çështje që, sipas tij, ende nuk kanë marrë zgjidhje, si furnizimi me ujë 24 orë, infrastruktura bazike, shërbimet publike dhe integrimi në Bashkimin Europian.
“Ky është një mesazh shumë i thjeshtë për të gjitha gjërat që ka premtuar Edi Rama. Pyetja është shumë e qartë: edhe sa kohë duhet të presim për ujë 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një shëndetësi të denjë? Për drita 24 orë? Për një infrastrukturë bazike? Sa kohë duhet të presim që të anëtarësohemi në BE?”, u shpreh ai.
I riu tha se këto janë premtime që janë përsëritur gjatë fushatave elektorale, por sipas tij shumë prej tyre ende nuk janë realizuar.
“Para se të votojnë, qytetarëve gjithmonë u bëhen premtime: do bëjmë ujin 24 orë, dritat 24 orë, do anëtarësohemi në BE, do bëjmë trenin dhe shumë gjëra të tjera, por asnjëra prej tyre nuk është bërë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se ka qenë pjesë e protestave që prej tubimeve në Zvërnec dhe se nuk ndihet i lodhur nga pjesëmarrja në protesta.
“Lodhja është e panegociueshme në momentin që nevojat bazike janë në rrezik”, tha ai.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128