Zgjedhja e kryeministrit të ri në Ukrainë, Rama uron Serhii Koretskyi: Suksese në kapitullin më të vështirë të vendit, qëndrojmë krah jush

17 July 2026, 10:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhi Koretskyi për emërimin e tij si kryeministër i ri i Ukrainës, duke rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kievin në përballjen me agresionin rus.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i uroi sukses kreut të ri të qeverisë ukrainase dhe theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Presidentit Volodymyr Zelensky, qeverisë dhe popullit ukrainas në luftën për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme.

“Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës.

I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri.

Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme”, shkruam Rama.

Congratulations to Prime Minister Serhii Koretskyi on his appointment by the Verkhovna Rada of Ukraine.

I wish him every success as he joins President Volodymyr Zelenskyy in leading Ukraine through one of the most difficult chapters in its history, with courage, resilience, and…

— Edi Rama (@ediramaal) July 17, 2026

 

Po ndodh...

ide