Ariana Grande dhe Ricky Alvarez fotografohen bashkë në New York, rikthehen zërat për një ribashkim të mundshëm

Ariana Grande dhe ish-i dashuri i saj, Ricky Alvarez, kanë nxitur sërish thashethemet për një afrim mes tyre, pasi janë fotografuar së bashku në New York.
Këngëtarja dhe Alvarez janë parë duke shëtitur në Central Park, ndërsa në fotot e publikuara nga TMZ shfaqen pranë njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje. Lamjet kanë bërë që fansat të dyshojnë për një rikthim të mundshëm të marrëdhënies së tyre.
Dyshimet për një ribashkim nisën disa javë më parë, pasi Ricky Alvarez u pa pranë Ariana Grandes gjatë turneut të saj në Teksas. Më pas, të dy janë fotografuar edhe së bashku në Florida, duke bërë blerje në një dyqan “Whole Foods”.
Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë qenë në një lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2016. Ata u ndanë pas rreth një viti lidhje, ndërsa vitet e fundit këngëtarja ka qenë në një marrëdhënie me aktorin Ethan Slater.
Deri më tani, as Ariana Grande dhe as Ricky Alvarez nuk kanë bërë një deklaratë publike për një rikthim të mundshëm.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128