Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur

Policia ka arrestuar Edison Agollin, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Brian Syzos, ngjarje e ndodhur më 30 qershor në Pogradec, ku 35-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri.
Po ashtu, është arrestuar edhe vetë Brian Syzo, i cili duhet të vuajë një dënim prej 3 vitesh e 4 muaj burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
22-vjeçari Edison Agolli u arrestua ditën e djeshme nga strukturat e hetimit të krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
Sipas hetimeve, Agolli dyshohet se ka qenë së bashku me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Brian Syzon.
Ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me paramendim e kryer për interes dhe hakmarrje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.
Hetuesit dyshojnë gjithashtu se arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e një kamere pranë IEVP Drenovë, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të Brian Syzos.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128