Ku mbeti McGonigali Sali?!

14 Mars 2023, 22:04 / IDE SHëNIM

Ku mbeti McGonigali Sali?!

E enjtja e 2 Marsit duhet të jetë objekt i një hëtimi të SPAK dhe një analize të ftohtë, të shantazhit përmes dosjeve të krimit dhe korrupsionit.

Atë të enjte ishin ulur të gjithë ithtarët e Saliut përpara TV dhe prisnin se si udhëheqësi do ta demaskonte Edi Ramën, do ti nxirrtë në shesh lidhjet e tij me Mcgonigal, aferat ku ishte përfshirë, madje kishte nga ata që prisnin që si një luan Berisha ti sulej dhe ta shqyente edhe fizikisht Ramën.

Beteja nisi. Edi Rama e mori fjalën. Nisën të dëgjoheshin reagimet nga Foltorja, të cilët kundërshtonin apo sulmonin Ramën. Ai vazhdonte i qetë. Një qetësi që askush nuk po e kuptonte nga i vinte, ndërkohë që pritej një përballje e fortë e Berishës, i cili për javë të tëra nuk kishte lënë seancë të zhvillohej, kishte sulmuat deri dhe me video intime zonjat e PS. Atë ditë e kishtë mundësinë  e përballjes me Ramën, por çfarë ndodhi?!.
Kryeministri vazhdoi i qetë me ton normal. Për një moment zëri i tij u ngrit, toni u bë kërcënues ndersa tha: “Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M.L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta, përmes ruletave që mbikëqyr Europoli”

Salla ra në heshtje të thellë, deputetët shihnin njëri tjetrin në sy, dhe fshehurazi Berishën i cili ishte skuqur, sytë i kishte picërruar dhe qëndronte me shpresën që ajo me të cilën po e kërcënonte Rama nuk do të ishte e vertetë. Shpresoi se do ndalej dhe askush né sallë nuk do të kishte kuptuar gjë. Edi Rama vazhdoi me çështjen dhe sa u duk se u kalua ai moment, ai e nguli sërish thikën në mëlçinë e Berishës. I solli në vëmendje një tjetër fakt, të cilin në Tiranë e dinë të gjithë, bashkëpunimin e shtetasit Z (Shkelzen Berisha) me Erjon Veliaj, në ndërtimin e kullave në Tiranë.

“Te Lana po, aty Deripaska është duke kompromentuar, duke korruptuar Lalin për të kapur ujërat e zeza tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën që të shkojnë te Lali që është personi EV.”

Kjo e rëndoj situatën. Rama mbaroj dhe iku. Pas tij Berisha mbajt një fjalim të thatë, dhe iku edhe ai. Betejë nuk pati, përballje jo e jo, seanca ishte model, e qetë, aq e qete sa në pjesën më të madhe të saj, socialistët ishin të vetëm në sallë. Ithtarët e Saliut mbetën me pultin në dorë dhe panë, se si udhehëqësi nuk guxoj ti thotë asgjë Edi Ramës nga ato që thoshtë në konferenca, apo te ato tubimet para parlamentit.

Ky moment u kalua në heshtje. Shumë se kuptuan, ca bënë sikur se dëgjuan, të tjerë se besuan. Nga ajo ditë kanë kaluat 12 ditë.

A keni dëgjuar më Sali Berishën ta përmend Mcgonigal të lidhur me Edi Ramën?

A keni degjuar ndonje akuzë për këtë çështje pérveç kur e pérzien në mënyrë absurde me ambasadoren Kim?!
U harrua tërësisht ajo betejë për jetë a vdekje me Edi Ramën. Ai ia mbylli gojën Sali Berishës duke i treguat me gisht përfshirjen e djalit të tij në afera të paligjshme dhe në bashkëpunim me Veliajn në Tiranë.

Kjo është një skemë e pastër shantazhi, kjo është një vepër penale. Kryeministri i vendit përdor imformacionin shtetërorë të përfshirjes se djalit të Sali Berishës në veprimtari kriminale, për të shantazhuat Sali Berishën, ose për ta mbajtur peng, siç Berisha e ka qejf të akuzojë të tjerët.

Do mjaftonte kjo fjali që SPAK të thërriste kryeministrin Rama për sqarime. Mjafton kaq për të kuptuar se si është marrë peng Sali Berisha dhe pse po e shkatërron PD për interesat e tij personale.

Por ky nuk është rasti i parë që ndodh një skemë e tillë shantazhi në parlament. Të njëjtën gjë i ka bërë Sali Berishës edhe Ilir Meta në parlament, kur i kujtoj se në videot e të ndjerit Dritan Prifti ishte edhe Shkëlzen Berisha, për të cilin kishte dhënë dorheqje.

Pra sot Sali Berisha është peng i Edi Ramës dhe i Ilir Metës. Sikundër Sali Berisha merr me vete edhe Edi Ramën dhe Ilir Metën po u largua. Kjo i bën ata të jenë bashkë. Për këtë arsye bëjnë gjithçka, për të mbajtur njeri tjetrin.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128