Trump kritik me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë, unë isha gjithmonë mbështetje për ta
9 May 2026, 16:03 / BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me marrëdhëniet mes Italisë dhe SHBA, për të cilat shpesh ka pasur kritika.
Trump ka ritheksuar se Italia nuk ishte aty kur duhej dhe kur SHBA kishte nevojë për të.
Presidenti amerikan ka thënë se gjithmonë ka qenë mbështetje për Italinë dhee se priste të njëjtën gjë.
“Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë. Dhe unë kam qenë gjithmonë aty për Italinë, dhe kështu ka qenë edhe vendi im.”
Këtë deklaratë Donald Trump e ka bërë gjatë një intervistë me Corriere della Sera një ditë pasi Sekretari i tij i Shtetit, Marco Rubio, udhëtoi për në Romë.
Kur u pyet nëse Italia mund të siguronte minahedhës pas armëpushimit në Iran, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë.”
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
Nga Bato Kosova
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128