Rregulla të reja për gjuetinë, qeveria propozon kritere më të forta për administrimin e zonave

9 Maj 2026, 16:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rregulla të reja për gjuetinë, qeveria propozon kritere më

Qeveria shqiptare ka nxjerrë një projektvendim të ri që përcakton mënyrën se si do të jepen me qira zonat e gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit të faunës së egër.

Dokumenti synon të vendosë rregulla më të qarta për administrimin e gjuetisë dhe për mbrojtjen e biodiversitetit në vendin tonë.

I hedhur për konsultim publik projektvendimi përcakton se bashkitë do të kenë detyrimin që pasi të shpallen zonat e gjuetisë, të hapin procedurat publike për dhënien e tyre me qira. Për këtë proces do të krijohen komisione të posaçme që do të ndjekin konkurrimin dhe vlerësimin e subjekteve pjesëmarrëse.

Kritere më të forta do të ketë për subjektet që kërkojnë të marrin në administrim zona të gjuetisë. Ku aplikantët duhet të dorëzojnë:

-dokumentacion të plotë ligjor dhe financiar,

-kërkohet plan biznesi dhe plan menaxhimi për zonën

-subjektet duhet të provojnë kapacitetet teknike dhe përvojën profesionale,

-ofertat do të vlerësohen me sistem pikëzimi

-kontrata e qirasë do të jetë 5-vjeçare

Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe ofertave, komisioni harton raportin përfundimtar dhe ia paraqet kryetarit të bashkisë. Fitues shpallet subjekti që merr numrin më të lartë të pikëve. Ndërsa subjektet do të kenë të drejtë ankimi brenda afateve të përcaktuara.

Një nga synimet kryesore të projektvendimit është forcimi i luftës kundër gjuetisë së paligjshme. Dokumenti parashikon edhe për këtë pjesë parashikon  kontroll më të fortë institucional, përgjegjësi më të mëdha për subjektet që administrojnë zonat, mbrojtje të habitateve natyrore dhe masa për ripopullimin e specieve të dëmtuara.

Në relacion përcaktohet se ky projektvendim vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Gjuetinë”, miratuar në vitin 2025. Dokumenti argumenton se deri më tani ka pasur boshllëqe në procedurat e dhënies me qira, mungesë kriteresh të qarta vlerësimi dhe nivel të ulët kontrolli mbi subjektet që menaxhojnë zonat e gjuetisë.

Në vitet e fundit, gjuetia në Shqipëri ka qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të dëmtimit të faunës së egër dhe rasteve të shumta të gjuetisë së paligjshme. Për disa vite u aplikua moratoriumi i gjuetisë dhe vetëm në 1 janar 2025 u hoq duke u përcaktuar dhe rregullat e reja. Megjithatë, ekspertët e mjedisit kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin se pavarësisht ndalimeve gjuetia e paligjshme ka vijuar në disa zona të vendit.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide