40% energjisë elektrike, e pastër! Rritet ndjeshëm prodhimi i elektricitetit nga teknologjia diellore

8 Prill 2025, 15:01 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

40% energjisë elektrike, e pastër! Rritet ndjeshëm prodhimi i

Energjia e pastër gjeneron mbi 40% të elektricitetit global. Por për shkak të rritjes së konsumit të madh të energjisë, emetimet e dioksidit të karbonit, të cilat ngrohin planetin, janë rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Për herë të parë që nga vitet 1940, mbi 40 për qind energjisë elektrike në botë në vitin 2024 u prodhua nga burime të pastra, pa djegien e lëndëve fosile. Kjo është një arritje e rëndësishme që vjen nga një raport i fundit i think-tank-ut ndërkombëtar “Ember”.

Energjia diellore vazhdon të jetë forca lëvizëse e këtij revolucioni energjetik. Sipas raportit, prodhimi i saj është dyfishuar çdo tre vjet që prej vitit 2012  dhe më shumë se gjysma e rritjes në vitin 2024 ndodhi në Kinë. India gjithashtu dyfishoi kapacitetin e saj brenda një viti.

Por ndërkohë që energjia e pastër rritet, konsumi global i elektricitetit po rritet edhe më shpejt – sidomos për shkak të valëve të nxehtësisë që kanë shtuar përdorimin e kondicionerëve. Kjo ka detyruar shumë vende të rrisin përdorimin e centraleve me qymyr dhe gaz natyror.

Rezultati? Emisionet e dioksidit të karbonit arritën në 14.6 miliardë tonë – niveli më i lartë ndonjëherë. Vetëm në vitin 2024, prodhimi nga qymyri u rrit me 1.4%, ndërsa nga gazi me 1.1%.

Ekonomitë me rritje të shpejtë në Azi, si Kina dhe India, vazhdojnë të përdorin karburantet fosile për të përmbushur kërkesën gjithnjë në rritje për energji. Kjo po pengon uljen e emetimeve globale, pavarësisht përparimeve në teknologji të pastra.

 

Po ndodh...