AIPS “lëviz” 2.9 miliardë euro në 6 muaj/ Rreth 22% më shumë transferta në monedhën europiane se në 2024

Sistemi AIPS-EURO po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një kanal strategjik për transfertat e mëdha në euro në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 janë realizuar 182,833 transaksione, me një vlerë totale prej 2.9 miliardë euro.
Të dy treguesit, si numri ashtu edhe vlera e transaksioneve, shënojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u regjistruan rreth 149 mijë transaksione dhe 2.3 miliardë euro. Rritja vjetore në numër transaksionesh vlerësohet në rreth 22%
Rritja ka qenë e vazhdueshme muaj pas muaji. Në janar, numri i transaksioneve ishte 25,865, ndërsa në qershor arriti në 34,534. Mesatarisht, janë realizuar mbi 30 mijë pagesa në muaj përmes këtij sistemi vetëm për klientët.
Por, megjithëse numri i transaksioneve vijoi rritjen në muajin qershor, vlera totale e tyre shënoi një rënie krahasuar me muajin maj. Nga 527.2 milionë euro në maj, transaksionet ranë në 510.5 milionë euro në qershor, çka përfaqëson një tkurrje me rreth 16.7 milionë euro ose 3.2%.
AIPS-EURO është sistemi ndërbankar i pagesave në euro i menaxhuar nga Banka e Shqipërisë. Ai përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash, dhe është thelbësor për operacionet financiare të qeverisë, bizneseve të mëdha dhe bankave vetë. Në mënyrë indirekte, ai lehtëson edhe transaksionet e mëdha të qytetarëve – si blerja e pasurive të paluajtshme apo automjeteve./SCAN
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


