
Avioni “mbushet” me aziatikë dhe afrikanë Gjatë muajit të dytë të vitit aktual regjistrohen rreth 1 milionë të huaj

Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve vitet e fundit, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në atë dimëror. Ky trend pozitiv vërehet në statistikat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin shkurt të vitit 2025.
Sipas të dhënave, gjatë muajit të dytë të vitit në Shqipëri kanë hyrë gjithsej rreth 1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 7.9%, krahasuar me shkurtin e vitit 2024. Megjithatë, krahasuar me janarin e këtij viti, numri i hyrjeve ka pësuar një rënie prej 8.5%.
Në ndarjen sipas kombësisë, rezulton se 51% e hyrjeve ishin shtetas shqiptarë dhe 49% të huaj. Nga këta persona, rreth 543 mijë ishin shqiptarë, një shifër që pasqyron një rritje prej 8.5% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është dalja e shtetasve të huaj nga Shqipëria, e cila ka shënuar një rritje prej 5.5% në shkurt 2025, duke arritur në 543 mijë persona.
Sa i përket origjinës së turistëve, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë shkurtit 2025 vijnë nga rajoni i Europës. Europa Jugore përbën 83% të hyrjeve nga kontinenti europian, e ndjekur nga Europa Perëndimore me 6%.
Përgjatë dy muajve të parë të vitit numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë u regjistrua në gati 1 milionë.
Një rritje e ndjeshme është vënë re edhe në numrin e turistëve nga Afrika dhe Azia. Në periudhën Janar-Shkurt të vitit 2025, numri i turistëve afrikanë ka shënuar një rritje prej 119%. Po ashtu, numri i të huajve nga Azia e Jugut u rrit me 194%, ndërsa nga Azia lindore me 42.6%.
Sa i përket qëllimit të vizitës, 97% e rasteve janë për arsye personale, ku dominojnë pushimet dhe vizitat tek të afërmit. /SCAN
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128