Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, çmimi i biletës së udhëtimit për në juglindje rritet me 1000 lekë

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, si pasojë e shembjes së rrugës në vendin e quajtur ‘Arrat e Gurrës’, ka sjellë efektet e saj, menjëherë pas izolimit të të gjithë juglindjes.
Mundësia për të mos kaluar nga ky aks dhe alternativat e tjera për të mbërritur në Pogradec, Maliq dhe Korçë ka çuar në shtrenjtimin e biletës së transportit nga Tirana në Juglindje.
Çmimi është rritur nga 700 lekë në 1000 mijë lekë për të gjithë qytetarë që duan të udhëtojnë drejt juglindjes së vendit me transport publik.
Kjo rritje ka ndikuar drejtpërdrejt tek qytetarët që udhëtojnë rregullisht drejt kryeqytetit për arsye pune, studimi apo për të marrë shërbime shëndetësore.
Shkak për këtë situatë është bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Pogradec, që ka detyruar mjetet e transportit publik të ndryshojnë itinerarin.
Qytetarët shprehen se çmimi i ri është i papërballueshëm për buxhetin e tyre, ndërsa theksojnë shqetësimin se tarifa prej 1000 lekësh mund të mbetet në fuqi edhe pas rihapjes së rrugës, duke u kthyer në një çmim të përhershëm.
Jashtë kamerave, shoferët argumentojnë se devijimi i rrugës ka sjellë zgjatje të kohës së udhëtimit, rritje të konsumit të karburantit dhe amortizim më të madh të mjeteve, kosto këto që, sipas tyre, janë reflektuar në çmimin e biletës.
Aktualisht, fugonat po qarkullojnë përmes aksit alternativ Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, një segment më i gjatë dhe me vështirësi më të theksuara në qarkullim.
Drejtuesit e automjeteve e justifikojnë rritjen e çmimit të biletës, me rritjen e kostove për ta për gjetjen e rrugëve alternative, të cilat janë akoma dhe më të largëta në distancë.
Autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë një afat se kur banorëve të juglindjes do t’u jepet një zgjidhje, qoftë edhe provizore për të aksesuar qytetet.
Aktualisht po mendohet ndërtimi i një bay pass-i përgjatë bregut të Shkumbinit, aty ku kalon hekurudha, ndonëse dhe kjo e fundit ka pësuar shembje për shkak të erozionit lumor.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128