U kap me 1 milionë euro të fshehura në kufirin Kosovë-Serbi, del fotoja e policit të arrestuar

Dogana e Kosovës njoftoi dje se në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara. Zbulimi i kësaj shume parash u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Sipas burimeve, 1 milionë euro i kishte fshehur në makinë Aurel Kaziu, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.
“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro”, njoftoi dogana e Kosovës.
Autoritetet kufitare kanë arrestuar policin e Kamzës, Aurel Kaziun. Ka dyshime të forta se Kaziu sillte në Shqipëri me makinë shuma të mëdha parash, produkt i trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të grupeve shqiptare në Evropë. Nuk dihet nëse Kaziu ka rrëfyer në polici se për llogari të kujt transportonte para të padeklaruara dhe të pajustifikuara.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128