Protesta e 28 shkurtit/ Berisha flet për skenarët: Tani do të jemi më krijues!

25 Shkurt 2026, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e 28 shkurtit/ Berisha flet për skenarët: Tani do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 28 shkurtit do të vijë me forma të reja organizimi, por edhe veprimi. I pyetur nga gazetarët, kryedemokrati deklaroi se “asgjë nuk përjashtohet”.

Sipas tij, opozita do të kalojë në forma të ndryshme protestash, ndërsa u pyetur se mes këtyre formave do të jetë edhe bllokimi i rrugëve, Berisha u përgjigj se “të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë”.

“Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja,” deklaroi ai.

Deklaratat e kreut të PD-së u bënë në një komunikim me gazetarët pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE-ve.

Berisha gjatë prononcimit për mediat
Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.

Po ndodh...