Përplasje e ashpër në shtëpi, Miri dhe Stenaldo shpërthejnë ndaj njëri-tjetrit

25 Shkurt 2026, 14:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Përplasje e ashpër në shtëpi, Miri dhe Stenaldo

Mëngjesi i sotëm ka nisur me tensione të forta në shtëpi, ku një debat i ashpër mes Mirit dhe Stenaldos ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pas disa ditësh me akuza të ndërsjella dhe thumbime të vazhdueshme, situata duket se ka arritur pikën e vlimit.

Gjithçka nisi me një koment që ndezi menjëherë atmosferën. Miri, i irrituar nga përsëritja e një teme që sipas tij po përdorej vazhdimisht si provokim, iu drejtua Stenaldos me tone të larta:

“Ik o vëlla, shiko punën tënde. Ngele ‘incesti, incesti’. Nuk ke punë tjetër?”

Deklarata e tij nuk mbeti pa përgjigje. Stenaldo reagoi menjëherë, duke lënë të kuptohet se situata mund të përshkallëzohej edhe më tej:

“Do vijë dita që do ia thuash atij.”

Debati mori një tjetër drejtim kur Miri e sfidoi hapur kundërshtarin e tij, duke e pyetur nëse kishte ndërmend të përballej drejtpërdrejt me të:

“Do rrish këtu me mua? Ti mua më bën fresk.”

Por Stenaldo nuk u tërhoq, përkundrazi, paralajmëroi se ishte i gatshëm ta çonte përplasjen deri në fund:

“Të bëj aq shumë sa të nxjerr jashtë nga këtu.”

Në kulmin e debatit, Miri hodhi një deklaratë që la të kuptohet se ai e konsideron veten si një lojtar të fortë brenda shtëpisë:

“Ty të ikën mendja që unë kam nxjerrë banorë nga këtu.”

Përplasja mes tyre ka rritur ndjeshëm tensionin në ambientet e shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ketë pasoja konkrete në lojë apo do të jetë vetëm një tjetër kapitull i përplasjeve që po shoqërojnë ditët e fundit.

Po ndodh...