I dhanë vetë firmat për Avokatin e Popullit dhe u "penduan", Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e PD-së

25 Shkurt 2026, 16:05 / POLITIKË ALFA PRESS

I dhanë vetë firmat për Avokatin e Popullit dhe u

Gjykata kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare çështjen për mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit.

Vendimi lidhet me kërkesën e Adriana Kalasë e cila kërkoi konstatimin si antikushtetues dhe të paligjshëm të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu kërkuesja kërkoi Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, date 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por të gjitha këto kërkesa Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë duke konfirmuar përfundimisht si avokat populli Endrit Shabanin.

Po ndodh...

ide