E rëndë në Durrës/ Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku

25 Shkurt 2026, 17:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Durrës/ Foshnja humbi jetën pak orë pas

Një ngjarje e rëndë është referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një mjeku të Spitalit Rajonal Durrës, pas pretendimeve për neglizhencë mjekësore që dyshohet se çoi në humbjen e jetës së një foshnje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh.”, njofton policia.

Po ndodh...

ide