Frika e Vuçiç nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, i ankohet BE-së

25 Shkurt 2026, 17:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Frika e Vuçiç nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, i

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar së fundmi një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, për dialogun e zhvilluar së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi të bërë në rrjet, Vuçiç vuri theksin te sifdat me te cilat përballen qytetarët serbë në Kosovë.  
Presidenti serbi shprehu shqetësimet e tij për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjete që do të hyjnë në fuqi në Kosovë nga 15.03.2026. Sipas Vuçiç këto vendime janë përshkallëzuese dhe thellësisht diskriminuese.

Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se duke u bashkuar Kosova në aleancën ushtarake rajonale, do të rriten më tej tensionet dhe do të kërcënohet siguria” e qytetarëve serbë, duke ju referuar bashkëpunimit të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

“Theksova domosdoshmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin populli serb ka pritur për 13 vjet” shkruhet në postimin e presidentit serb të publikuar në Instagram.

Kujtojmë se më 23.02.2026, Sorensen ishte në vizitë edhe në Kosovë, gjatë të cilës u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në vend.

Ndërsa u fol që më 15 mars të këtij viti do të fillojë zbatimi i plotë Ligjit për automjetet, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Po ndodh...

ide