Vdekja e El Menzos/ Kush është ‘pasuesi’ që pritet të marrë drejtimin e kartelit meksikan

Vrasja e kreut të kartelit meksikan, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si El Mencho, ka shkaktuar trazira të mëdha dhe kaos në Meksikë. Pas vrasjes së tij, spekulimet kanë nisur se kush mund të marrë frenat e kartelit, ndërkohë që një kandidat i mundshëm po ngjitet në skenë.
Sipas mediave të huaja, Juan Carlos Valencia González është identifikuar si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kartelit. Ai është 41 vjeç dhe ka lidhje të ngushta familjare me El Menchon, pasi është njerku i tij. Nëna e tij, Rosalinda “La Jeffa” González Valencia, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në financat e kartelit, ishte e martuar me El Menchon dhe disa analistë spekulojnë se ajo mund të marrë postin e burrit të saj të ndjerë. Megjithatë, shumica e ekspertëve mendojnë se Rosalinda mund të mbështesë djalin e saj për të pasuar pasardhësin e El Menzos.
Juan Carlos, i njohur gjithashtu me pseudonimet El Pelon, Tricy Tres, dhe O3, ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe meksikane. Ai ka lindur në Kaliforni, ndërsa prindërit e tij, Rosalinda dhe Armando Valencia Cornelio, kishin lidhje me kartelin. Informacionet për vitet e para të jetës së tij mbeten të kufizuara.
Lidhjet e supozuara të El Pelon me trafikun e drogës u zbuluan nga DEA në vitin 2020. Hetimet treguan se ai kishte qenë përgjegjës për prodhimin dhe shpërndarjen e tonelatave me drogë, si dhe për shumë krime të dhunshme që datojnë që nga viti 2007. Po ashtu, në korrik të vitit 2020, u publikuan video që tregonin anëtarë të kartelit Jalisco, ndërsa një nga ata identifikohej si Juan Carlos nga ministri i mbrojtjes i atëhershëm i Meksikës.
Në tetor të vitit 2020, qeveria amerikane ngriti akuza federale kundër tij për komplot për shpërndarjen e substancave të kontrolluara dhe përdorimin e armëve gjatë transaksioneve të drogës. Për informacionet që do të çonin në arrestimin ose dënimin e tij, SHBA ofronte një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Në kontekstin e pasojave të vrasjes së El Menzos, arrestimi i disa udhëheqësve të tjerë të kartelit, përfshirë vëllain e tij Antonio Ossegura Cervantes, vitin e kaluar në SHBA, ka thelluar pasigurinë brenda kartelit. Po ashtu, djali i El Menzos, Ruben Oseguera González, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe është detyruar të dorëzojë pasuri të konsiderueshme prej 6 miliardë dollarësh të fituara nga trafiku i drogës.
Në këtë panoramë të pasigurt, Juan Carlos Valencia González duket të jetë një nga figura kryesore që mund të marrë drejtimin e kartelit Jalisco Nueva Generación, edhe pse koha do të tregojë se kush do të dalë më në fund si pasuesi i El Menzos në këtë organizatë të fuqishme kriminale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128