Shehi e nis aty ku e la me Tiranën, titullari i padiskutueshëm rrezikon sfidën me Vllazninë

25 Shkurt 2026, 19:11 / SPORT ALFA PRESS

Shehi e nis aty ku e la me Tiranën, titullari i padiskutueshëm

E çuditshme, por e vërtetë. Orges Shehi u largua nga pankina e Tiranës më 5 tetor 2023, pikërisht para përballjes me Vllazninë. Fati e deshi që rikthimi i tij të ndodhë më 23 shkurt 2026 sërish para ndeshjes me Vllazninë. Një rreth që mbyllet dhe hapet në të njëjtën pikë. Thënë shkurt, durrsaku e nis aty ku e la. Kjo përballje merr kështu një simbolikë të veçantë.

Jo vetëm për rëndësinë që ka klasikja e futbollit shqiptar, por edhe për faktin se ajo shënon një fillim të ri për Shehin në krye të bardhebluve. Rikthimi i tij shihet si përpjekje për të rikthyer stabilitetin dhe identitetin e skuadrës në një moment delikat të sezonit. Rikthimi i Shehit, i lidhur në mënyrë kaq të pazakontë me të njëjtin kundërshtar, i jep kësaj klasikeje një shije ndryshe. Tani mbetet për t’u parë nëse historia do të shkruhet këtë herë në favor të tij.

NDONG DREJT MUNGESËS – Sa i përket situatës së skuadrës, një mungesë e rëndësishme pritet të jetë ajo e Bazilio Ndong. Futbollisti nuk u stërvit me grupin në seancën e fundit dhe gjasat janë të mëdha që të mos jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës. Stafi teknik do të vlerësojë deri në momentet e fundit gjendjen e tij, por sinjalet aktuale nuk janë optimiste. Pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion të plotë të trajnerit, duke i dhënë Shehit mundësinë të zgjedhë formacionin më të përshtatshëm për një ndeshje që ka peshë të dyfishtë, si për renditjen, ashtu edhe për moralin e grupit.

Po ndodh...

ide