VIDEO/ U ndërtua nga “Salillari”, shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë
25 Shkurt 2026, 20:03 / AKTUALITET

Dramatike është ajo që ka ndodhur me rrugët së fundmi në Shqipëri, ku përveç faktit që juglindja është e paralizuar që prej së shtunës pas bllokimit te Arra e Gurrës, një sërë aksesh të tjera kanë paraqitur problematika.
Pamjet që shihni janë siguruar nga News24, janë nga aksi nacional Skrapar-Përmet. Shihet se si pasojë e rrëshqitjes së dheut, rruga është shembur.
Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.
Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128