“Stërvisni mendjen”/ Papa Leoni XIV thirrje priftërinjve: Mos i shkruani predikimet me ChatGPT

Gjatë një takimi me klerin e Dioqezës së Romës, Papa Leoni XIV u bëri thirrje priftërinjve që të mos përdorin inteligjencën artificiale për të hartuar predikimet e tyre.
Papa theksoi se mbështetja e tepërt te mjetet si ChatGPT mund të dëmtojë formimin personal dhe shpirtëror të klerikëve.
“Nëse nuk e stërvit mendjen tënde, ajo do të atrofizohet”, u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e reflektimit dhe përgatitjes personale në shërbesën fetare.
Sipas tij, inteligjenca artificiale nuk mund të zëvendësojë përvojën shpirtërore dhe dëshminë personale të besimit.
“IA nuk do të jetë kurrë në gjendje të predikojë besimin”, theksoi Papa, duke shtuar se Krishterimi nuk lidhet me recitimin formal të lutjeve, por me një marrëdhënie të gjallë dhe autentike me Zotin.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale po zgjerohet me shpejtësi në fusha të ndryshme të jetës, përfshirë edhe komunikimin dhe edukimin fetar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128