Pse po hesht Balluku gjatë hetimit nga SPAK? Muça: Strategji e përbashkët me Ramën! Shantazhi ndaj kryeministrit…

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën politike dhe qëndrimin e Belinda Ballukut, ndërsa ajo është nën hetim nga SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e saj.
Sipas Muçës, heshtja publike e Ballukut nuk është rastësore, por pjesë e një strategjie të përbashkët komunikimi me kryeministrin Edi Rama.
“Heshtja e Ballukut është pjesë e strategjisë së përbashkët të komunikimit të Ramës dhe Ballukut. Në gjithë këtë histori strategjia është që Balluku të mos flasë sepse është nën hetim. Kjo është pjesë edhe e strategjisë politike të përbashkët me veprimet që kanë ndërmarrë,” u shpreh ai.
Muça theksoi se kryeministri ka vërejtur, sipas tij, një qasje më të ashpër nga SPAK dhe për këtë arsye ka nisur të marrë masa mbrojtëse në planin politik dhe ligjor.
“Rama ka parë një lloj revanshi të SPAK dhe ka nisur të marrë disa masa mbrojtëse. Edhe për Kodin e Procedurës Penale, Rama e ka parë që toleranca apo mungesa e një kuadri të qartë për një hetim korrekt, kur afrohet te dera jote, të nxjerr dy herë keq,” deklaroi gazetari.
Megjithatë, ai shtoi se nuk beson se brenda qeverisë ka figura që mund të ushtrojnë presion apo shantazh ndaj kryeministrit.
“Gjithçka mund të ndodhë, por duke e njohur Ramën, nuk janë personazhe që shantazhohen. Nuk mendoj se ka njeri në qeverinë e Edi Ramës që mund ta kërcënojë atë. Është pushtet i madh,” përfundoi Muça.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128