U përplas dy ditë më parë nga “Audi” në Vlorë, ndërron jetë 68-vjeçari
25 Shkurt 2026, 23:37 / AKTUALITET

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës, 68-vjeçari Amdi Hodaj, i cili u përplas nga një mjet tip “Audi” dy ditë më parë në qytetin bregdetar.
Ngjarja u regjistrua në rrugën Transballkanike, ku sipas Policisë, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen I. P., 26 vjeçe, u përplas me biçikletën me të cilën lëvizte 68-vjeçari dhe për pasojë ky i fundit mori plagë të rënda.
Ai u transportua në Spitalin e Vlorës, ndërsa sipas TCH, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128