Champions League/ Kualifikohen pretendentët PSG e Real Madrid, Juve-Galatasaray shkon në shtesë

Sonte u zhvilluan disa prej ndeshjeve të kthimit në Champions League, duke përcaktuar skuadrat që siguruan kualifikimin për fazën e radhës pas 180 minutave plot tension dhe emocione.
Pas rezultateve të ndeshjeve të para, gjithçka mbetej e hapur në disa prej përballjeve më të forta të mbrëmjes.
Reali dhe PSG arritën të administrojnë avantazhin e takimeve të para.
Reali u kualifikua pasi fitoi në “Bernabeu” me Benficën 2-1.
PSG barazoi në sfidën e kthimit Monacon 2-2, por duke qenë se kishte fituar sfidën e parë 3-2, pret biletën për në raundin e 1/8-ave.
Ndërsa Juventusi fiton 3-0 me Galatasarayn, teksa duke qenë se kishte humbur 5-2 në Stamboll, nevojitet koha shtesë për të përcaktuar fituesin.
Tashmë tabloja e fazës tjetër është më e qartë, ndërsa skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin mbajnë gjallë ëndrrën për trofeun më të lakmuar të kontinentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128