Prokurori i Përgjithshëm dhe Avokati i Popullit japin dorëheqjen në Venezuelë! Presidentja e përkohshme premtoi reformë gjyqësore
25 Shkurt 2026, 23:49 / BOTA

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, si dhe Avokati i Popullit, Alfredo Ruiz Angulo, kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në Asamblenë Kombëtare të vendit, njoftoi sot sekretari i këtij institucioni.
Sipas kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, deputetët do të zgjedhin zëvendësues të përkohshëm deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm dhe Avokatit të ri të Popullit.
Zhvillimi vjen pasi presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, në fund të janarit premtoi reforma në sistemin gjyqësor të vendit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi arsyet e dorëheqjeve, ndërsa pritet që parlamenti të nisë procedurat për emërimet e përkohshme në ditët në vijim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128