“Po i denigroni imazhin”/ Familja e Mirit letër publike “BBV”, thirrja për produksionin

25 Shkurt 2026, 21:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Po i denigroni imazhin”/ Familja e Mirit letër publike

Familjarët e Armir Shahinit, i njohur si Miri i “West Side Family”, kanë publikuar një reagim zyrtar në Instagram lidhur me trajtimin e tij gjatë pjesëmarrjes në Big Brother Albania VIP.

Në deklaratë thuhet se Miri është rritur me vlera dhe ka hyrë në format me synimin për të qenë vetvetja dhe për të kontribuar pozitivisht, ndërsa etiketimet dhe akuzat e rënda ndaj tij kanë tejkaluar kufijtë e pranueshëm.

Familjarët theksojnë se cenimi i identitetit moral dhe profesional të Mirit nuk duhet të shndërrohet në sensacion mediatik apo mjet për të nxitur reagime publike në dëm të dinjitetit të tij.

Në reagim kërkohet që situata të trajtohet me kujdes dhe me standarde profesionale, duke i bërë thirrje produksionit dhe ekipit përgjegjës, të menaxhojnë situatën me përgjegjësi dhe në përputhje me vlerat e formatit.

Po ndodh...

ide