Ish-ministri socialist: Rama është autokrat, humbi me turp betejën në Gjykatën Kushtetuese

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, e ka konsideruar Edi Ramën si një kryeministër autokrat.
Sipas tij, Rama është kryeministri që ka humbur me turp, më shumë beteja në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht se është autokrat dhe dëshrion të ketë kontroll të plotë mbi shtetin.
“Rruga e drejtë është rruga kushtetuese, atë përballë Rama e humbi me turp dhe ju thoni që Rama kishte të drejtë ta çonte në Gjykatë Kushtetuese. Çdo njeri ka të drejtë ta çojë në GJK, por Rama ka ekspertë dhe Rama është një kryeministër që ka humbur më shumë beteja në Gjykatën Kushtetuese sepse duket që është autokrat. Lidhur me debatin tjetër, unë shoh nëse është e vërtetë që PS do bëjë propozime të modelit rumun. Edhe modelin do ta marrim nga Rumania. Kemi zgjedhje individuale jo ekipe këshilltarësh me ekspertizë të thelluar shtet-formuese. PS pretendohet të bëjë një ndryshim në Kodin e Procedurave Penale, duke e bërë akoma më rumune, që askush s’mund të arrestohet pa kaluar dy shkallët e gjykimit”, tha Malaj i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128