Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin
25 Shkurt 2026, 17:11 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Thumanë–Milot.
Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili drejtonte një ciklomotor. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat.
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.
Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128