Bllokimi i rrugës Librazhd- Prrenjas/ E sëmura me dializë: Duhet të shkoj çdo dy ditë në spital

25 Shkurt 2026, 16:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bllokimi i rrugës Librazhd- Prrenjas/ E sëmura me dializë: Duhet

Shembja e aksit Librazhd–Prrenjas ka lënë prej ditësh të izoluar dhjetëra fshatra në zonë pro dhe qytetet, duke krijuar një situatë të rëndë për banorët që ndihen të braktisur dhe pa asnjë zgjidhje.

Rruga kryesore vijon të jetë e pakalueshme, ndërsa lëvizja është kthyer në një sfidë të përditshme.

E vetmja alternativë për banorët është rruga e vjetër Egnatia, e ndërtuar rreth 2000 vite më parë, e cila sot është shndërruar në “shpëtim” për qarkullimin e automjeteve nga Tirana drejt Korçës dhe anasjelltas.

Për Syri TV, disa prej banorëve shprehen se është hera e parë në jetën e tyre që detyrohen të përdorin këtë segment të ngushtë dhe të amortizuar, për shkak të mungesës së një zgjidhjeje tjetër.

Situata bëhet edhe më dramatike për familjet me të sëmurë. Një qytetare tregon se vuan nga probleme të rënda shëndetësore dhe duhet të kryejë dializë në Elbasan çdo dy ditë, por mungesa e rrugës funksionale dhe e një ambulance e ka penguar të ndjekë rregullisht trajtimin.

“Duhet të bëj dializë në Elbasan një ditë po një ditë jo,” shprehet ajo .

Banorë të tjerë theksojnë se në raste urgjence e kanë pothuajse të pamundur të transportojnë familjarët drejt spitalit.

“Situata është shumë e keqe, nuk dimë çfarë të bëjmë. Gruaja mu sëmur mbrëmë dhe mezi kaluam,” tregon një tjetër banor.

Izolimi i zonës po rëndon çdo ditë e më shumë jetën e komunitetit, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikthimin e aksesit dhe garantimin e shërbimeve bazë jetike.

Po ndodh...

ide