
Femrat, më të rrezikuara nga varfëria-Rritet edhe pabarazia gjinore në paga. Meshkujt paguhen 7% më shumë

INSTAT ka publikuar para disa kohësh të dhënat për sa i përket nivelit të jetesës dhe rrezikut për të qenë të varfër. Këto statistika tregojnë qartë se në Shqipëri femrat janë më të prirura për të qënë më të varfra se meshkujt.
Sipas shifrave, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 20.2% për femrat dhe 19.3% për meshkujt.
Nëse i analizojmë të dhënat sipas grupmoshave, shohim se gjatë vitit 2023, për grupmoshën 0-17 vjeç, femrat kishin një rrezik për të qenë të varfra të vlerësuar në 27.3%, ndërsa meshkujt 25.7%.
Të dhëna të tjera tregojnë se grupmosha 18-64 vjeç, e cila përfshin edhe pjesën më aktive në tregun e punës, sërish nuk favorizon gratë, pasi femrat kanë një rrezik për të qenë të varfra prej 19.6%, ndërsa burrat 18.8%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, për moshën 65 dhe lart, rreziku i prekjes nga varfëria për meshkujt arrin vlerën 19.3%, ndërsa për femrat 20.2%.
Ky raport, krahasuar me vitet 2020-2022, ka pësuar një ndryshim pozitiv për femrat, duke ngushtuar diferencën mes gjinive, por sërish shifrat janë në vafor të meshkujve.
Ky përmirësim mund të lidhet me faktin se, sipas statistikave, vajzat janë më të shkolluara se djemtë, çka u ofron atyre një mundësi më të mirë punësimi.
Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit të “Institutit të Statistikave” në publikimin mbi tregun e punës për vitin 2023, si të dhënat e fundit, tregojnë se hendeku gjinor në paga është 7%. Pra, meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 7% më të lartë sesa femrat. Krahasuar me vitin 2022 ky tregues rezulton të jetë rritur sërish./SCAN

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128