Marshim-protestë në orën 18:00 në QS, Lekatari: Ngjarjet e fundit na kanë tronditur, duhet të ndryshojë…

Sot në orën 18:00 në Qytetin Studenti në Tiranë do të mbahet një marshim-protestë për të drejtat e grave në vend.
Në lidhje me këtë marshim-protestë, ka folur me Skype për News 24 edhe aktivistja Zhaklin Lekatari. Lekatari deklaroi se ngjarjet e fundit na kanë tronditur dhe situata duhet të ndryshojë.
“Sot në orën 18:00 në qytetin Studenti do të mbajmë një marshim-protestë. Jemi bërë bashkë të gjitha këtë vit, edhe sepse ngjarjet e fundit na kanë tronditur.
Ja kemi vënë në protestë logon “Nata është e jona”, sepse nata është pjesa më e frikshme për një grua, e cila ndonjëherë natën ka frikë të shkojë nga puna në shtëpi, ka frikë të ecë lirshëm natën. Rrugët nuk iu përkasin vetëm meshkujve, por edhe femrave. Momenti i errësirës është ai moment kur ajo mund të dhunohet, grate nuk janë të sigurta. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, sepse liria e grave është në fund të ditës demokraci më e mirë”, deklaroi Lekatari.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

