Moti i ngrohtë, nis fluksi i parë i turistëve në Durrës

27 Mars 2024, 14:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Moti i ngrohtë, nis fluksi i parë i turistëve në Durrës

Pavarësisht se kushtet e motit nuk janë te favorshme për t’u larë në det, kjo nuk e ka penguar këtë grup të rinjsh të lahen në detin Adriatik.

Të nisur nga Kolorado (SHBA) e largët, ata e vizitojnë për herë të parë Durrësin dhe Shqipërinë.

Sot kishin zgjedhur shëtitoren “Taulantia”, pranë “Sfinksit” për të bërë ndalesën e radhës dhe ndërkohë që pjesa më e madhe e grupit shijonte detin e këtij fund marsi, të tjerë argëtoheshin duke luajtur me top.

Ndërsa jemi në muajin e parë të pranverës, flukset e para të turistëve kanë nisur të regjistrohen pranë hoteleve të vijës bregdetare të Durrësit. Shtrirja e sezonit përtej 3 muajve të verës, siç ndodhte vitet e kaluara, e ka kthyer qytetin bregdetar në destinacionin kryesor të turizmit në vend.

Strukturat hoteliere bëjnë të ditur se këtë vit presin flukse të reja turistësh, që vijnë për të kaluar për herë të parë pushimet në Durrës nga vende si Franca, Britania e madhe etj.

Këtë vit, numri i turistëve nga Italia pritet të jetë edhe më i madh nisur nga shifrat e vitit të kaluar, promocioni që i është bërë Shqipërisë në vendin fqinjë, paketat turistike mjaft konkuruese dhe përshtypjet e mira me të cilat janë larguar italianët nga vendi ynë.

 

ide