Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta e benzina

19 Maj 2026, 15:01 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 17:00 e datës 19 maj 2026.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 205 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në maksimumi 193 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 189 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 177 lekë për litër.

Autoritetet bëjnë me dije se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Po ndodh...