Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve, ja cili qytet renditet i dyti

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më të mëdha nga të rinjtë për ngacmimin kibernetik.
“Tirana vazhdon që të jetë qyteti në të cilin ka më shumë çështje dhe problematika të krimeve dhe ngacmimeve online. Ajo që na ka bërë përshtypje për 2023 ka qenë qyteti i Kuçovës, i cili renditet si qyteti i dytë me më shumë raportime, të shqetësimeve online”, thotë Borjana Dine, nga Platforma Kombëtare për Internet të Sigurtë.
E teksa ngacmimet online po kthehen në një fenomen shqetësues në rritje, bullizmi po përhapet gjithnjë e më shumë. 1/3 e raportimeve nga të rinjtë janë për bullizëm online.
Sipas një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 6 adoleshentë në Europë, ka përjetuar ngacmim kibernetik, qoftë bullizëm apo edhe dhunë psikologjike. Po ashtu studimi thotë se meshkujt janë të përfshirë më shumë në dhunë fizike.
-
Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh
28 Mars, 22:13 -
-
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


