
Rikonstruksion i rrugës Vlorë-Orikum, shtohet me 37 milionë lekë fondi për shpronësimin e pronarëve

Këshilli i Ministrave miratoi dje disa ndryshime dhe shtesa për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës ekzistuese Vlorë-Orikum dhe i dy by-pass-eve në Radhimë, Vlorë”.
Sipas vendimit, do të kryhen këto ndryshime, në pikat 3 dhe 4, vlera “202 682 342.35 lekë zëvendësohet me 239 563 573.93 lekë.
Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 lekë, përballohen nga bashkia Vlorë.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128