Rriten ndjeshëm monedhat e huaja, ja sa këmbehet Euro dhe Dollari sot
27 Mars 2024, 14:12 / EKONOMI&SOCIALE

Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot është shënuar një rritje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun. Krahasuar kjo me tre ditët e para të javës kur valutat patën një nënçmim të thelluar krahasuar me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan u rrit me 1.72 lekë dhe këmbehet me 96.52 lekë kundrejt 94.80 lekë që u këmbye dje.
Ndërsa euroja sot këmbehet me 104 lekë, me një rritje prej 1.70 lekë në këmbim me dje, kur monedha europiane u këmbye me 102.93 lekë
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, fitoi terren me 1.89 lekë, duke prekur nivelin 121.94 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 106.64 lekë, ose 1.44 lekë më shumë se një ditë më parë.

-
6 kategoritë që përfitojnë rritje page nga 1 Korriku 2024
27 Mars, 14:02
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
