Shqipëria po plaket me shpejtësi, ekspertët: Nevojitet plan për moshimin dhe kujdesin në banesë

31 Tetor 2024, 17:10 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shqipëria po plaket me shpejtësi, ekspertët: Nevojitet plan

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Dekadat e fundit, një e treta e popullsisë, kryesisht të rinjtë, janë larguar nga vendi. 38 vjeç ka arritur mosha mesatare e popullsisë shqiptare ku në spitale e qendra shëndetësore dominojnë të moshuarit, me mbi 60% të problematikave shëndetësore.

Por pas 10-20 vitesh edhe në rrugë do të ketë më shumë banorë të thinjur se sa të rinj e fëmijë.

Referuar projeksioneve demografike të shoqërisë shqiptare, ekspertët e shëndetit publik  parashikojnë një valë të madhe nevojash që do të vijë nga popullata e plakur.

Për Alban Yllin, Shqipërisë i duhet një plan i ri për moshimin, ku spitalet dhe azilet nuk janë zgjidhje për kujdesin ndaj tyre. Shtëpia është vendi ku ata duhet të marrin mbështetje dhe trajtim edhe nga institucionet shtetërore.

Ekspertët e Shëndetit Publik vënë theksin tek edukimi shëndetësor i shoqërisë shqiptare. Për një pleqëri pa probleme dhe barrë të madhe të paaftësisë, edukata për kujdesin shëndetësor duhet të nisë nga 40-vjeçarët e sotëm. Nga censusi i fundit është vënë re një përmirësim i kujdesit të të moshuarve për shëndetin e tyre, ku 19% vetëdeklarojnë një paaftësi, nga 23% që ka qenë në censusin e kaluar. (A2 Televizion)

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128