Tregtia, sektori më i kredituar në janar/ Përfitoi 8,1 mld lekë. Ndjek industria përpunuese me 2,1 mld lekë

28 Shkurt 2025, 22:13 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Tregtia, sektori më i kredituar në janar/ Përfitoi 8,1 mld

“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Janar të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë kësaj periudhe. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë muajit të parë të vitit është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ky sektor ka marrë rreth 8.1 miliardë lekë hua të re gjatë Janarit, e cila përkthehet në rreth 81 milionë euro. Edhe gjatë vitit 2024 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë industrinë përpunuese me 2.1 miliardë lekë, pauar nga aktivitete të tjera shërbimi me 1.7 miliardë lekë.

Huaja e re për ndërtimin, ndërkohë, vlerësohet në 1.6 miliardë lekë, duke e renditur këtë sektor në vend të katërt për muajin Janar të vitit aktual.

Kredia e re për industrinë përpunuese, por edhe për tregtinë është rritur ndjeshëm, krahasuar me të njejtën periudhë të viteve të mëparshme, por për ndërtimin nuk ka ndodhur e njejta gjë. Në Janar, huaja e re për ndërtimin regjistron vlerën më të ulët të se njejtës periudhë të tre viteve të fundit. Ndërkohë, krahasuar me Janarin e vitit 2024, rënia vlerësohet në 47%.

Nga ana tjetër, rritja e kredisë së re për tregtinë dhe industrinë përpunuese regjistrohet në 17% dhe 67% respektivisht, krahasuar me Janarin e vitit 2024. Rritjen më të lartë e regjistruan aktivitete si artet, aktivitetet profesionale, financiare dhe të sigurimit dhe transporti dhe magazinimi.

Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë Janarit, krahasuar me të njëtin muaj të vitit të kaluar, në vend të fundit, gjejmë industrinë nxjerrëse, arsimin, dhe bujqësinë, me një rënie prej 98%, 89% dhe 52% përkatësisht./SCAN

 

Po ndodh...

ide