Skema-Video/ Mashtrimet financiare që po i kushtojnë miliarda lekë dëme biznesit dhe shtetit

19 Shkurt 2023, 14:35 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Skema-Video/ Mashtrimet financiare që po i kushtojnë miliarda

Mashtrimet në sektorin financiar në Shqipëri, nuk kanë të ndalur, së fundmi abuzimet e raportuara nuk ishin nga bizneset, që zakonisht abuzojnë me taksat apo tvsh-në, por ishin nga persona, tashmë të identifikuar të cilët mashtronin sikur ishin inspektor për të përfituar prej tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video të një rasti konkret ku një person mashtronte bizneset sikur ishte inspektor tatimesh. Me anë të një mesazhi DPT thotë se: Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, sqarohet se Drejtoria se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Siç e tham më sipër,  ky mashtrim  nuk është i vetmi, vetë performanca vjetore e kësaj drejtorie tregon se abuzimet nuk kanë fund të cilat dëmtojnë bizneset por edhe vetë buxhetin e shtetit. Vetëm pak muaj më parë administrtat tatimore zbuloi një tjetër skemë kriminale, këtë herë nga shoqëritë tregtare.

"Pas një hetimi disa mujor, Administrata Tatimore nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit, përmes metodave të specializuara dhe kryqëzimit të informacionit midis librave të shitjes dhe librave të blerjes, si edhe nëpërmjet sistemeve elektronike fiskale ka arritur të faktojë përfshirjen e 17 shtetasve të lidhur ngushtë me subjekte të përfshira në skemën kriminale.

Mbi 1.2 miliard lekë të reja fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe Tatim Fitimi prej 300 milion lekësh të reja.  

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë arritur të provojnë se këto subjekte në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Nga ky aktivitet kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive".

Në këtë rast ishte shteti i mashtruar por cilat janë skemat  e mashtrimit kundrejt biznesit?

Mashtrimet mund të shqetësojnë çdo biznes, organizatat raportojnë që humbasin 5 përqind të të ardhurave të tyre vjetore nga mashtrimet. Mashtrimet mund të jenë të jashtme, si rasti konkret që sollëm, ose të brendshme .

Mashtrimi i listës së pagave

Mashtrimi i listës së pagave ndodh në 27 përqind të të gjitha bizneseve dhe dy herë më shpesh në bizneset e vogla ( me më pak se 100 punonjës) se në ato të mëdhatë. Pronarët duhet të fitojnë një njohuri të sistemit të listës së pagave dhe të zbatojnë përgjegjësi në mes të librave të  raporteve të tyre mujore. Për shkak se ndërlikimet e listës së pagave në mënyrë domethënëse rriten përderisa edhe kompania rritet, pronarët duhet të mirëmbajnë shqyrtim të vazhdueshëm.

Vjedhja e të hollave

Të hollat kanë një mënyrë qesharake të zhdukjes në një biznes të vogël. Ndodh kur punonjësit marrin paratë të cilat nuk janë raportuar në sistemin e kontabilitetit, ose vjedhja kur një punonjës merr paratë të cilat janë raportuar ose kur një punonjës jep fonde të cilat nuk janë autorizuar nga pronari, vjedhja e të hollave krijon një ndikim negativ në biznes. Nga fiillimi i vendosjes së një biznesi, një pronar ka nevojë për një proces të monitorimit të parave, edhe për procesin efikas financiar dhe të mirëmbajë vëzhgim thelbësor  të parave brenda biznesit.

Banka online

Popullariteti i rritur i bankave online gjithashtu ka rritur edhe gjasat se fondet mund të transferohen në llogari të gabuara. Pronarët duhet të caktojnë takime të rregullta me ekipin e kontabilitetit për të monitoruar të gjitha paratë e transferuara. Krimi kibernetik nuk ka qenë kurrë më i sofistikuar, dhe pronarët e bizneseve të vogla duhet të pajisin veten me informata të përmirësuara nga kërcënimet për t’u përgjigjur saktë ndaj institutit financiar.

Faturimi i rrejshëm

Pronarët e bizneseve duhet të kenë pasqyrë themelore ndaj çdo shitësi në biznesin e tyre për shkak se faturimi i rrejshëm është një metodë shumë e famshme e mashtrimit. Shpesh godet kur një punonjës krijon furnizime të rrejshme ose kur ai paguan një furnizues legjitim dhe dërgon paratë në një llogari alternative.

Faturat në email

Ky mashtrim shpesh përfshin autorë të cilët paraqiten si furnizues legjitimë dhe këshillojnë ndryshime në metodën e pagesave. Mashtrimi mund të mos merret vesh deri sa të jetë vonë, kur biznesi mbushet me ankesa nga furnizues të cilët nuk i kanë pranuar pagesat e tyre. Kontrollimet e rregullta të llogarive mund t’i ndihmojnë pronarët e bizneseve qe të mos biejnë viktimë e këtij lloji të mashtrimit./ Nertila Doko

Video më poshtë është publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të së cilës shfaqet një person i cili prezantohet si inspektor para bizneseve për të përfituar prej tyre.

 

Po ndodh...